75 Mall Live Search
17:52 / E Enjte, 12 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Bislimi reagon pas votimit për liberalizimin e vizave, tregon cili është hapi i radhës

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i është gëzuar lajmit se në takimin e anëtarëve të Komitetit për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme të Parlamentit Evropian, u votua pozitivisht mbi liberalizimin e vizave për Kosovën.

Më tutje ai ka treguar se cilët janë hapat e mëtejshëm drejt liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Hapi i radhës do të jetë votimi në seancën plenare në Parlamentin Evropian dhe më tej votimi në Këshillin e Ministrave të BE-së, para hyrjes në fuqi”.

“Përshëndesim votimin pozitiv të sotëm dhe mirëpresim finalizimin e hapave të ardhshëm, deri në përfundimin e procedurave të nevojshme për nisjen e lëvizjes së qytetarëve të Republikës së Kosovës pa viza drejt vendeve të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Bislimi në Facebook.