Bislimi s’shkon për raportim, dështon Komisioni për Integrim Evropian

Ka dështuar të mbahet mbledhja e Komisionit për Integrim Evropian.
Kryesuesja e këtij komisioni, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka konfirmuar një ditë më herët pjesëmarrjen e tij në komision, por se sot nuk ka shkuar për të raportuar.
Ajo ka thënë se Bislimi sot kishte për të raportuar për sanksionet që BE-ja I ka vendos Kosovës.
“Sot e pamë që kjo ka qenë e qëllimshme pasi nuk ishin prezentë as deputetët e pozitës. Qëllimi i takimit ka qenë që Bislimi të tregojë në lidhje me sanksionet e BE-së ndaj Kosovës”, ka thënë ajo.