17:51 / E Martë, 30 Gusht 2022 / k.v

​Bislimi takohet me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore, Hayrettin Demircan

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi priti sot në takim drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore Hayrettin Demircan me të cilin bisedoi mbi sfidat e tanishme, me fokus në inflacionin dhe krizën energjetike si pasojë e invazionit rus në Ukrainë, efektet e së cilës janë të prekshme në gjithë Evropën, përfshirë Kosovën.

Palët diskutuan gjithashtu dhe mbi mundësitë eventuale në shërbim të thellimit të bashkëpunimit dhe rritjes së mbështetjes së Bankës Botërore ndaj projekteve dhe ideve konkrete për investime në Kosovë.

Bislimi foli mbi trendin pozitiv të vitit të kaluar, ku vendi ynë shënoi rritje dyshifrore ekonomike, teksa në krahasim me vitin e kaluar dhe ato pararendës, janë rritur të hyrat buxhetore, eksporti, formalizimi i ekonomisë si dhe investimet e huaja.

Ndërsa Demircan theksoi se është i impresionuar nga potenciali i madh zhvillimor i Kosovës dhe mundësitë e investimit në fusha strategjike. Ai u zotua për të vazhduar bashkëpunimin dhe mbështetjen për agjendën zhvillimore të Kosovës.