75 Mall Live Search
19:00 / E Enjte, 01 Gusht 2024 / G T

Bislimi takohet me homologun e tij maqedonas, diskutuan për forcimin e urave të bashkëpunimit

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti në takim Zëvendëskryeministrin për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë të Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai.

Në këtë takim është diskutuar për forcimin e urave të bashkëpunimit midis dy vendeve.

‘’Fillimisht, zëvendëskryeministri Bislimi e uroi z. Fetai për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në angazhimin e tij. Më tej, palët biseduan rreth thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona dhe forcimit të urave të bashkëpunimit. U veçua bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, infrastrukturës me theks bashkëpunimit në projektet ndërkufitare por edhe turizmit, si dhe u trajtua rëndësia e avancimit të rrugëtimit në procesin e integrimit evropian të dy vendeve’’, thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se Bislimi shprehu gatishmërinë në fuqizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore Kosovë-Maqedoni e Veriut por edhe bashkëpunimit rajonal./Indeksonline/