75 Mall Live Search
13:58 / E Mërkurë, 09 Tetor 2024 / Z S

Bislimi takon nesër Lajçakun, pritet të vendoset për takimin e radhës të kryenegociatorëve

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka njoftuar se nesër do të takohet me emisarin e Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Këtë e bëri të ditur pas mbledhjes së qeverisë në një konferencë për media së bashku me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Bislimi u shpreh se Lajçak po punon për takimin e tij të radhës me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviq.

“Emisari Lajçak është duke punuar drejt caktimit të një takimi të radhës të kryenegociatorëve. Se kur do të jetë ky takim, nuk e di. Unë nesër do ta takojë emisarin Lajçak, pastaj do të mund të dakordohemi se si ecet tutje”, u shpreh Bislimi./Indeksonline/