75 Mall Live Search
14:40 / E Martë, 20 Maj 2025 / Z S

Bislimi takon shefin e divizionit për Kosovë pranë KE-së, kërkon heqjen e masave ndaj shtetit

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti gjatë ditës së sotme Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity.

Përgjatë takimit, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi përkushtimin dhe angazhimin e palëkundur të Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe rrugën drejt aderimit në familjen evropiane.

Ai theksoi dhe nevojën e menjëhershme për heqjen e masave ndaj Kosovës, të cilat u vendosën padrejtësisht dhe vijojnë të mbeten në fuqi padrejtësisht, pavarësisht rekomandimit nga ish-përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, rekomandim i cili është dhënë pothuajse një vit më parë tashmë./Indeksonline/