Bislimi zhvillon një takim me shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, flasin për raportet periodike të OSBE-së për Kosovën

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua me shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk.
Bislimi e uroi z. McGurk për marrjen e detyrës së re gjatë periudhës së fundit, gjersa ky ishte takimi i parë mes tyre. Duke folur mbi sukseset e këtij mandati qeveritar, zëvendëskryeministri veçoi ndër të tjera rritjen ekonomike të vendit, rritjen e punësimit dhe prodhimtarisë.
Gjatë bisedës u trajtuan edhe raportet periodike të OSBE-së për Kosovën, si dhe bashkëpunimi në tema me interes të përbashkët.
Bislimi shprehu vullnetin për bashkëpunim efektiv, si dhe vlerësoi rolin e OSBE-së në etapat shtetndërtuese të vendit tonë dhe të forcimit të institucioneve./Indeksonline/