19:32 / E Shtunë, 20 Shkurt 2021 / OSH

Bitcoin me një tjetër rekord, vlera e kriptovalutës arrin në 57 mijë dollarë

Vlera e bitcoin ka shënuar sot një rritje tjetër rekord, që konsiderohet si rekordi më i madh gjatë këtij viti i kësaj kriptovalute – duke arritur në 57 mijë dollarë.

Për 2.5 për qind është rritur vlera e bitcoin duke arritur në 57.396 dollarë.

Që nga fillimi i vitit e deri më sot, bitcoin është rritur për afro 72 për qind, e kjo rritje i atribuohet pronari të kompanisë Tesla që merret me prodhimin e veturave elektrike, pasi ka bërë të ditur se në këtë valutë virutale ka investuar 1.5 miliard dollarë.

E rritjes i ka kontribuar edhe numri i madh i investitorëve në bitcoin, ku shumë prej tyre kanë deklaruar se kanë filluar ta pranojnë si një valutë pa të cilën nuk mund të kryejnë asnjë pagesë.