Bixhoz ilegal në Prizren, arrestohet një person

Të mërkurën mbrëma, Policia në Prizren ka pranuar një informatë se në rrugën “Xhem Gostivari” në Prizren, disa persona janë duke luajtur bixhoz.
“Veprimet e Policisë kanë qenë të menjëhershme, ku brenda lokalit janë hasur persona të dyshuar ku njeri është deklaruar si punëtorë, kurse personi tjetër i dyshuar ka qenë duke luajtur në aparate bixhozi. Brenda në lokal janë hasur 9 aparate të lojërave të fatit (8 nga ta, të ndezur funksional dhe 1 (një) i fikur) asnjëri nga ta nuk kishte numër serik”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në lidhje me veprimet policore është kontaktuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që aparatet të sekuestrohen në cilësinë e provave materiale
Është njoftuar edhe Dogana e Kosovës të cilët kanë deklaruar se do t’i verifikojnë aparatet.
Në lidhje me këtë rast me aktvendim të prokurorit të shtetit në afat prej 48 orësh është ndaluar shtetasi: O. P., i lindur në vitin 1993, m/t/k. Rasti është duke u hetuar.