11:23 / E Hënë, 26 Tetor 2020 / k.v

Bixhoz ilegal në Vushtrri, mbyllet lokali

Pas pranimit të një informate se në një lokal zhvillohen lojëra të fatit, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes, në Vushttri, me ç’rast në lokal ka takuar pesë persona meshkuj kosovarë duke luajtur lojëra të fatit.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar: tre TV, tri shtëpiza kompjuteri, tre monitorë dhe një skaner.

Nga inspektorët komunalë është mbyllur lokali ndërsa lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./IndeksOnline/