Bixhoz, kazino e stil, Ilnisa poston nga Las Vegas
Gazetarja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Ilnisa Agolli, ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjete sociale disa foto dhe video nga Las Vegas, SHBA.
Në postimet e saj, ajo ka treguar pamje nga kazinotë dhe atmosfera e gjallë e qytetit që njihet për dritat dhe lojërat e fatit, shkruan Indeksonline.

Me humor dhe energji pozitive, Ilnisa ka ndarë momente nga udhëtimi i saj, duke i treguar fansave pak nga “bota e bixhozit” dhe aventura që e karakterizon.

“Qyteti që të sfidon! Kaq”, shkroi krahas përshkrimit./Indeksonline/

