Bixhozi ilegal në rrugën e “Xhamisë” në Podujevë, policia arreston një të dyshuar

Mbrëmë IndeksOnline ka raportuar se në Podujevë është duke u kryer një bastisje në një lokal të lojërave të fatit.
Ndërsa sot në raportin 24 orësh të policisë thuhet se një person është arrestuar ndërsa janë konfiskuar edhe pajisje që të dyshuarit kanë përdorë për organizim të bixhozit ilegal.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në orën 19 e 45 minuta në rrugën e “Xhamisë” në Podujevë.
“Është raportuar se gjatë kontrollit në një lokal janë gjetur pesë aparate në funksion të lojërave të fatit. Në lidhje me rastin janë intervistuar dy të dyshuarit meshkuj kosovar, ku njëri prej tyre gjatë verifikimit ka figuruar person i kërkuar me urdhëresë nga Gjykata i cili me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në vuajtje dënimi”, thuhet në njoftimin e Policisë./IndeksOnline/