11:01 / E Hënë, 19 Prill 2021 / OSH

Bizneset deklarohen për gjendje të pakënaqshme në tremujorin e katërt të vitit 2020

45 për qind e bizneseve në Kosovë, kanë deklaruar se gjendja e tyre ka qenë jo e kënaqshme në tremujor e katërt të vitit 2020, raporton Ekonomia Online.

Këto të dhëna janë publikuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, pas një anketimi që ka bërë me bizneset kosovare.

Sipas këtyre të dhënave në krahasim me tremujorin e tretë gjendja e biznesit ka shënuar një përmirësim të lehtë, pasi që përqindja e bizneseve që vlerësojnë situatën e aktuale si të pakënaqshme është më e vogël për pritje pozitive.

Kreu i OEK-ut, Berat Rukiqi tha se gjendja e deklaruar nga bizneset ka qenë e pritshme, duke pas parasysh edhe situatën me pandeminë.

Ai tha se në këtë anketë janë përfshirë 358 ndërmarrje në sektorët e tregtisë me shumicë dhe pakicë, prodhimi, ndërtimtaria dhe shërbime të ndryshme.