15:48 / E Hënë, 25 Janar 2021 / OSH

Bizneset e Suharekës po përkrahin Hoxhajn për kryeministër dhe kandidatin e tyre nga kjo komunë për deputet

Kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj po gëzon përkrahjen e bizneseve në Suharekë. Bashkë me kandidatin për deputet, Ruzhdi Kurtishajn ata kanë vizituar disa biznese ku kanë marrë përkrahje të fuqishme.

Kurtishaj e Hoxhaj kanë qenë sot edhe në fabrikën e prodhimit të mobileve “Graniti” ku kanë prezantuar planin e Qeverisë Hoxhaj për bizneset.

“Përkrahja e bizneseve prodhuese, është njeri prej prioriteteve kryesore të planit ekonomik të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Me kryeministrin në ardhje Prof.Dr.Enver Hoxhaj, sot vizituam bizneset në komunën e Suharekës ku nga ta morëm përkrahje të fuqishme për zgjedhjet e 14 shkurtit. Faleminderit për mbështetje” shkruan Kurtishaj në njoftim.