Bizneset kërkojnë nga Qeveria shtyrjen e afatit të kredive dhe aktivizimin e rezervave të shtetit

Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Amerikane, Oda e Afarizmit, Klubi i Prodhuesve dhe Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar përmes një konference për media kanë prezantuar kërkesat për masat që duhet marrë karshi pandemisë COVID19 dhe efektet mbi sektorin privat dhe ekonominë.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se janë masa që e ruajnë sektorin privat, pasi sipas tij, vet kjo situatë do t’i shkaktoj pasojat e veta në sektorin privat.
“Janë masa që e ruajnë sado pak ekonominë. Pritet që vet kjo situatë do t’i shkaktoj pasojat e veta në sektorin privat. Nevoja me i vetëdijësuar kompanitë dhe punëtorët pas vendimet që i kanë pas vendimit të qeverisë. Po i referohem pikës që kompanitë të organizojnë punët në atë mënyrë që disa punë t’i kryejnë nga shtëpia, kemi pasur refuzim të madh të punëtorëve që kanë refuzuar të dalin në punë. Inspektorët k anë mbyllur Ipkon edhe disa kompani të tjera në Ferizaj e Prizren. Kjo pikë e vendimit ka krijuar konfuzion dhe krejt ajo ndërprerje e punës e rrezikon furnizimin. Edhe në KEDS ka pasur problem. Ne duhet me e kuptuar, kujdesi është i domosdoshëm, por nuk ndalet prodhimi sepse e rrezikon furnizimin në këtë kohë të krizës. Apeli është, punëtorët në ato lloj veprimtari që nuk janë të ndaluar duhet të dalin në punë. Inspektorët, është shkelje e ligjit i cili nuk i ndalon veprimtaritë e caktuara. Virusi do të kalojë po pastaj shumë pasoja të tjera janë të pariparueshme”, tha ai.
Ai ka treguar tri kërkesat që i kanë paraqitur në Qeverinë e Kosovës.
“E para është shtyrja ose riprogramimi i kredive që të mos ketë presion tek bizneset ose qytetarët. E dyta, është shtyrja e raportimit financiar. E treta, lidhet me këtë qartësimin ose me një qarkore që do ta jep një sqarim për masat e ndërmarra, siç është lirimi i njà «rit prind nda puna”, tha ai.
Ai tha se kanë propozuar edhe një pako mbështetëse për bizneset.
“Kërkesat për miellë i kanë tejkaluar të gjitha pritet. Ende ka stoqe, furnizimi është i vështirësuar. Intensiteti i kërkesës me atë që mund të furnizohet është. Kemi kërkuar të aktivizohet rezervat e shtetit”, tha ai.
Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, tha se qeveria duhet të krijojë pako për mbështetje të bizneseve.
“Të gjitha kërkesat i kemi dërguar qeverisë, ende nuk ka reaguar. Sot i kemi tri komuna në karantknë, nesër mund ti kemi të gjitha. Qeveria duhet të lëshojë leje të posaçme për sektorët e caktuar. Qeveria duhet të krijojë pako për mbështetje të bizneseve. furnizimi i qytetarëve është siguri nacionale. Po shpresojmë që qeveria do të reagojë, ne kërkojmë prej qeverisë që të na përkrahë më shumë dhe asnjë vendim të mos e merr pa u konsultuar me neve”, tha ai .
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka, ka ftuar qeverinë që të ketë parasysh kërkesat e biznesit.
“Kishim pas dëshirë që edhe institucionet tjera të jenë të koordinuar aq sa jemi ne. Qeveria duhet të dal me një fushatë të gjerë për shmangien e pamikes. Duhet të tregojë se ekziston një rrezik nga kjo pandemi, por jo deri në atë masë. Dje i kemi kontaktuar anëtarët tanë, ku janë disa shërbime që nuk mund të kryhen nga shtëpia. E ftojmë qeverinë që të ketë parasysh kërkesat e biznesit”, tha ai.
Drejtoresha e Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar, Ardiana Bunjaku, tha se kërkojnë që të shtyhet afat për raportim financiar.
“Ne si shoqatë përfaqësojmë 7 mijë profesionistë dhe kërkesa ishte që të shtyhet afati për raportim financiar. Me mos daljen e punëtorëve do të kemi probleme në përgatitjen e raporteve financiare. Unë kërkoj nga qeveria që të shtyjë afatin, meqë afatet tani mà « janë shumë të shkurta. Kjo do ti ndihmojë bizneset”, tha ajo.