16:14 / E Diele, 09 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Bizneset në Vushtrri, respektojnë 100 % vendimin që mos të punojnë të dielave

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Vushtrrisë, Rrahim Ajeti, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka thënë se të gjitha bizneset tash e dy javë po e respektojnë vendimin që të dielave mos të punohet.

Ky është postimi:

Të dashur qytetarë dhe biznese të komunës së Vushtrrisë, sot është e diela e dytë që nga vendimi që kjo ditë të jetë pushim dhe kjo po ndodhë në të gjithë Komunën e Vushtrrisë.

Andaj në emrin tim dhe të kryetarit të komunës z.Xhafer Tahiri ju falënderojmë të gjitha biznese qe po e respektoni 100% këtë vendim!

Urime për të gjithë punëtorët njëherit ju deshirojmë pushim të rehatshëm me më të dashurit tuaj!