11:38 / E Premte, 29 Maj 2020

Bizneseve të Pejës u mundësohet të punojnë pa kufizime

Në seancën e sotme të Asamblesë Komunale të Pejës, me propozim të Grupit Parlamentar të AAK-së, unanimisht është vendosur dhe përkrahur propozimi për miratimin e Rregullores mbi orarin e punës së veprimtarive ekonomike në Komunën e Pejës.

Për shkak të krizës ekonomike nga bllokada disa mujore, nuk do të ketë kufizime për punë as të dieleve, të paktën deri në shtator.

Lajmin e ka bërë të ditur Ardian Berisha – Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së në Asamblenë Komunale të Pejës.

Postimi i plotë:

“Me propozim të grupit të AAK-së, Kuvendi Komunal Pejë, unanimisht ka shtyrë miratimin e Rregullores për orarin e punës së veprimtarive ekonomike në Komunën e Pejës.

Për shkak të krizës ekonomike nga bllokada disa mujore, nuk do të ketë kufizime për punë as të dieleve, të paktën deri në shtator.

Bizneseve iu dëshirojmë rimëkëmbje sa më të shpejtë, e nuk do të mungojë as përkrahja jonë.”-shkruan Berisha.