75 Mall Live Search
10:31 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / OSH

Biznesi me aparatura të Oksigjenit në Kosovë, sa po shkojnë çmimet në tregun e zi!

Kohët e fundit, në vendin tonë ka një rënje të vogël të të infektuarve me Covid-19.

Jo pak njerëz, kanë zgjedhur që këtë situatë ta shfrytëzojnë për të bërë biznes, shkruan IndeksOnline.

Ne ueb-faqe të ndryshme për shitblerje ofrohen aparatura me prejardhje nga vende të ndryshme të botës, duke mos lënë anash as bocat e oksigjenit.

Çmimet e tyre janë nga më të ndryshme.

Një aparat për oksigjen, 8- litërshe, shitet 800 euro.

Aparatura të ngjashme po jepen edhe me qira, aktualisht për personat e infektuar me Covid-19.

Gjatë 24-orëve të fundit pozitivë me Covid-19 kanë dalë gjithsej 296 persona, derisa  5 të tjerë kanë humbur luftën nga virusi.

IndeksOnline ka zhvilluar biseda me disa persona, të cilët kanë vënë në dispozicion për shitje ose me qira aparatura si edhe boca oksigjeni./IndeksOnline/