75 Mall Live Search
18:25 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / C E

Biznesmenët nga Kosova në përkrahje të Presidentit Biden

Sapo ka filluar inaugurimi i Presidentit aktual Joe Biden të cilën po e shikojnë mbarë bota duke përcjellur me vëmendje çdo detaj të ceremonisë.

Amerika e cila ka një përqindje të mirë të banorëve shqiptarë, ka krijuar një përkrahje të madhe nga ata të cilët me emocione të paharrueshme janë rrugëve të Amerikës duke u  shprehur se do i qëndrojnë gjithherë afër popullit Amerikan.

Njëjtë ka bërë edhe biznesmeni nga Kosova, Blerim Hyseni, partner i Kompanisë “BAVARIA” i cili me anë të një postimi në Facebook ka shprehur përkrahjen ndaj Presidentit të ri.

“Edhe pse ndoshta në këto qaste na ndanë një distancë e vogël ne dhe presidentin e tashëm Bide,Në këto situata të krijuara për shkak të sigurisë. Gjithmonë do të jemi afër popullit Amerikan. Një emocion që ne nuk do ta harrojmë asnjëher. Zoti e bekoft popullin shqipëtar!”, ka shkruar ai