75 Mall Live Search
16:51 / E Shtunë, 21 Shtator 2024 / MSH

Biznesmenët shqiptarë mblidhën në Mynih të Gjermanisë, Neziri prezanton një plan

Në një organizim në Mynih të Gjermanisë, afaristi i suksesshëm kosovar atje Isak Neziri ka prezantuar koorporatën “Neziri Unternehmensgruppe”.

Kjo korporatë do të jetë ombrellë e disa bizneseve që do të mundësojnë treg më të madh të kompanive kosovare në Gjermani.

“Prezantova bashkëpunimin që kemi arritur për pak muaj me 40 kompani kosovare që tashmë i kanë plasuar shërbimet e tyre në tregun gjerman” ka shkruar Neziri.

Ja postimi i plotë i tij:

I lumtur që sot mes shumë bashkëpunëtorëve, miqve dhe dashamirëve, prezantova korporatën Neziri e cila vije si rezultat i zgjerimit të vazhdueshëm dhe ombrellë e të gjitha kompanive që kam themeluar.

“Neziri Unternehmensgruppe”, do të jetë ombrella që do më mundësojë që të fokusohem sa më shumë në krijimin e vendeve të punës në Kosovë, dhe sjelljen e sa më shumë produkteve kosovare në Gjermani.

Prezantova bashkëpunimin që kemi arritur për pak muaj me 40 kompani kosovare që tashmë i kanë plasuar shërbimet e tyre në tregun gjerman.

Mbështetja juaj, më motivon dhe më jepë shpresë që të ndërtojmë edhe më shumë!