12:46 / E Diele, 10 Tetor 2021 / LB

Biznesmeni Belegu kalon në një tjetër nivel – nis karrierën si këngëtar

Me prapavijë nga fushat e biznesit, menaxhimit, sportit e politikës, Erolld Belegu ka kaluar në një tjetër fushë nga e diela e dytë e tetorit: ka vendosur të merret me muzikë.

Biznesmeni, dikur këshilltar i ish-kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ish-kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, ka publikuar sot një projekt muzikor  të titulluar: “E bukur pa zemër”.

Belegu, këtë projekt e ka paralajmëruar prej disa ditësh përmes postimeve në rrjetet sociale.

Producent i këngës së Belegut është Florent Boshnjaku, ndërkaq teksti është shkruar nga vet ai./Paparaci.com