Biznesmeni dhe aktivisti i shquar, Ilir Koprani, synon ulëse në Kuvendin Komunal të Podujevës

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor. Si asnjëherë më parë këto zgjedhje pritet të jenë interesante për faktin se kandidatët e prezantuar nga subjektet politike janë në përgjithësi emra të respektuar në komunat respektive.
Si rëndom, gara pritet të jetë më e fortë në disa komuna pasi hulumtimet tregojnë për përmbysje të rezultatit të zgjedhjeve paraprake dhe ndërrim të pushtetit.
Njëra ndër këto komuna, pritet të jetë edhe ajo e Podujevës, ku aktualisht në pushtet është Lëvizja Vetëvendosje, e cila garës ka vendosur t’i hyjë edhe kësaj radhe me Shpejtim Bulliqin.

Interesante garën në këtë komunë e bën fakti se LDK-ja, e cila e mbajti për dy dekada pushtetin në Podujevë, po pretendon ta rikthejë atë.
Dhe kjo për herë të parë ndodh me një kandidat të ri të LDK-së, Dr. Ekrem Hyseni.
Bashkë me dr. Hysenin, në zgjedhjet lokale, LDK e Podujevës ka përgatitur edhe një listë me kandidat për asamblist e cila përmban emra të shquar.
Në mesin e shumë kandidatëve të cilët kanë vendosur të futen ne këtë garë është edhe aktivisti i shquar, Ilir Koprani.
Iliri rrjedh nga një familje e mirë dhe e njohur për besnikërinë ndaj LDK-së. Ai qysh herët e ka nisur aktivitetin e tij në shërbim të LDK-së, duke mbështetur dhe duke marrë pjesë në aktivitetet e forumit rinor të LDK-së, por edhe strukturat e tjera të degës së LDK-së në Llap.
Ka disa vite që kandidati për asamble komunale, Ilir Koprani, merret edhe me biznes.
Në këtë fushë ai po tregohet i suksesshëm çdo ditë e më shumë, dhe aktualisht biznesin e ka shtrirë edhe në Shqipëri, duke marrë në menaxhim dy hotele të mëdha në rivierën shqiptare.
Duke e parë të domosdoshme nevojën për kontribut edhe në vendlindjen e tij, Iliri ka vendosur ta sfidojë veten edhe në politikë.
Ai ka ndarë mendjen që për herë te parë të kandidojë për asamblist të Kuvendit Komunal të Podujevës, me bindjen e plotë se mund dhe ka çka të japë për qytetin e tij.
Për ta pasur përfaqësimin e duhur llapjanët e kanë rastin që ta kenë zërin e tyre të fuqishëm e të suksesshëm në Kuvendin Komunal.
Ilir Koprani është zgjidhja!