13:21 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Biznesmeni japonez, shpenzon 1.8 milionë dollarë për një peshk

Një biznesmen japonez ka shpenzuar 1.8 milionë dollarë për një peshk Tuna gjigant në një ankand të Vitit të Ri në tregun e peshkut “Toyosu” në Tokio.

Ai pagoi 1.8 milionë dollarë për një Tuna blu 276 kilogramë, raporton NHK-ja, transmeton Indeksonline.

Kiyoshi Kimura me tonin e gjelbër që mori 1.8 milion dollarë

Edhe pse kjo shumë mund të duket e madhe, por nuk është më e larta e paguar për një Tuna. Në ankandin e vitit të kaluar, biznesmeni pagoi 3.1 milionë për një peshk 277 kilogramë.

“Bluefin” janë tunat më të mëdhenj, mund të jetojnë 40 vjet, sipas Fondit Botëror të Kafshëve të Egra.

Ata migrojnë nëpër të gjithë oqeanet, mund të peshojnë deri në 360 kilogramë dhe të arrijnë gjatësinë deri në 3 metra./Indeksonline/

Kimura pagoi 3.1 milion dollarë për një peshk në ankandin e vitit të kaluar.