75 Mall Live Search
10:12 / E Mërkurë, 03 Prill 2024 / L K

Biznesmeni kosovar hap restorant luksoz në Gjermani, duhet ta vizitoni (Pamje)

Diaspora jonë në Gjermani vazhdon të jetë një storje suksesi. Kevin Sadiku është mërgimtari që po sjellë diçka të veçantë në qytetin Lorrach të Gjermanisë.

Omea Restaurant” do të hapet zyrtarisht me 16 prill.

Restoranti do të jetë unik në stilin e tij me ushqime mediterane, me mish të freskët, pasta shtëpiake dhe mish special të peshkut.

Ky do të jetë restoranti i dytë për Kevin Sadikun ngase i pari i tij “Restaurant Schutzengarten” ndodhet në Bad Sackingen.

Kevin Sadiku është vetëm 23 vjeç dhe synon të arrij suksese të reja në gastronomi.

Për këtë kërkon përkrahjen edhe të diasporës shqiptare në Gjermani të cilët janë mysafirë të veçantë të tij.