75 Mall Live Search
20:00 / E Diele, 22 Dhjetor 2024 / FR

Biznesmeni nga diaspora tregon se çfarë i duhet Kosovës për tu zhvilluar ekonomikisht, kandidat i LDK-së për deputet

Kandidati për deputet në partinë e LDK-së, Mustaf Abazi, përmes një postimi në facebook ka listuar disa pika se çfarë i duhet Kosovës për tu zhvilluar ekonomikisht.

Sipas Abazit, potenciali i Kosovës për zhvillimin ekonomik është i jashtëzakonshëm, dhe që sipas tij rinia jonë është thesar që duhet shfrytëzuar.

Abazi ka treguar katër pika se si pas 9 shkurtit do të veprojë LDK-ja pasi të dalë triumfuese:

“Fuqizimi i sektorit privat: Mbështetja e bizneseve të vogla dhe të mesme është jetike për krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen ekonomike.

Tërheqja e investimeve të huaja: Duke garantuar stabilitet politik dhe një klimë të favorshme për bizneset, Kosova mund të bëhet atraktive për investitorët globalë.

 Modernizimi i bujqësisë: Me fokus në rritjen e produktivitetit dhe përpunimin e produkteve bujqësore, bujqësia mund të kthehet në një shtyllë kryesore të ekonomisë

Turizmi dhe diaspora: Promovimi i turizmit kulturor dhe natyror, si dhe angazhimi i diasporës në investime dhe zhvillim, janë mundësi të arta për rritjen ekonomike.Së bashku, me vizion dhe bashkëpunim, mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për Kosovën!”, ka thënë Abazi./Indeksonline/