22:53 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

Biznesmeni që humbi gjithçka për kokainë

Një burrë ka një libër që tregon shumë gjëra, duke zbuluar se si shpenzoi 1.5 milion funte në zakonin 30 vjeçar të kokainës.

Martin John, 55 vjeçar, ka shkruar librin si një paralajmërim për të tjerët. Ai shpjegon suksesin e tij me një perandori të dyqaneve të automjeteve dhe rënien spektakolare pasi humbi gjithçka për kokainën, transmeton Indeksonline.

Ai tha: “Ky pluhur vodhi identitetin tim çdo ditë dhe më ktheu në një person që ishte i mbushur me pije dhe drogë. Ajo shkatërron moralin dhe personalitetin tuaj.”

Por, Martin e ka rehabilituar veten duke e kushtuar jetën e tij në një palestër. Libri i tij përfshin një plan diete prej gjashtë javësh dhe ushtrime që mund të ndihmojnë abuzuesit e tjerë që të fitojnë shëndet.