75 Mall Live Search
22:36 / E Hënë, 30 Shtator 2019 / indeksADMonline

Biznesmeni shqiptar: Jam super pjeshkë!

Biznesmeni Elton Ilirjani është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar në vendin tonë.

Madje, këtë muaj ai u shfaq për herë të parë me makeup në emisionin e pasdites “Rudina”, ku mori vëmendjen e të gjithëve.

Të shumtë janë personat që e kanë kritikuar drejtimin seksual të biznesmenit, ndaj sot Eltoni ka dhënë një mesazh në Instastory për të gjithë ata që i kanë dalë kundër.

Në një foto ku ka pozuar pranë një tualeti, ai ka shkruar:

“Dedikuar injorantëve dhe idiotëve; më marshi të keqen dhe syri juaj në hale ishallah!”

“Më marshin të keqen sepse jam super pjeshkë! Kanë bukë të hanë?”– duke lënë të kuptohet se nuk e vret mendjen fare për fjalët e të tjerëve dhe vazhdon të shijojë po njësoj jetën e tij.