75 Mall Live Search
18:30 / E Mërkurë, 20 Mars 2019 / indeksADMonline

Biznesmeni shqiptar u vra me 20 plumba, gjendet motori i autorëve të krimit

Biznesmeni Nard Polia, u gjet i vrarë pasi u qëllua me një breshëri plumbash në një atentat të pastër që ndodhi sot pasdite.

Policia në vendngjarje thotë se u gjetën gëzhojat e 20 fishekëve të plumbave të hedhur në drejtim të të ndjerit.

Sakaq, sikundër shihni videon më poshtë, është gjetur një motor i cili dyshohet se i përkiste autorëve të atentatit, të cilët e kanë braktisur duke u larguar në drejtim të paditur.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme Shkodër, raporton noa.al.

Motori u gjet i braktisur dhe i djegur, te vendi i quajtur Ura e Mesit që shihni në foto.

Policia mendon se djegia e motorit është bërë për të zhdukur gjurmë të mundshme të vrasësve.

Viktima ishte në makinë kur u bë viktimë i atentatit. Bashkë me të gjendej edhe një person i dytë, pronar i një servili automjetesh në Shkodër. Ai nuk ka marrë lëndime në këtë ngjarje.

Personi i mbijetuar dërgoi me shpejtësi në spitalin e Shkodrës, të plagosurin, por Nard Polia nuk arriti t’i shpëtojë vdekjes.