75 Mall Live Search
17:36 / E Premte, 27 Gusht 2021 / OSH

Bjelica: Jam i kënaqur me Dakun

Trajneri i Osijek, Nenad Bjelica, e ka vlerësuar lart sulmuesin kosovar Mirlind Daku duke thënë se është përshtatur mirë në lojën e tyre.

“Jam i knaqur me Mirlind Dakun, shumë mirë po ushtron dhe eshtë lojtar që na nevojitet neve. Është tip i lojtarit që i përshtatet ekipit, ndryshe nga Antonio i cili është lojtar për kundërsulm. Loja jonë bazohet kryesisht në harkimet nga anash, prandaj Daku është i fuqishëm, na përshtatet sepse lojën me kokë e ka shumë të mirë”, u shpreh kroati, transmeton Indeksonline.

Daku sezonin e kaluar ishte pjesë e ekipit të Ballkanit në Superligë, duke shënuar 31 gola, ndërsa për Kosovën sulmuesi gjilanas ka 5 paraqitje.