“Bjeri nënshkrimet…”, përplasje e pazakontë mes Bahtirit dhe Lushakut në Kuvend!
Një përplasje e pazakontë ka ndodhur pas përfundimit të konferencës së LDK-së, ku deputeti i Vetëvendosjes, Agim Bahtiri, i është kundërvënë deputetes Jehona Lushaku.
Bahtiri ka kërkuar publikisht 15 nënshkrimet që LDK-ja pretendon se i ka siguruar, duke vënë në pikëpyetje këtë mbështetje, transmeton Indeksonline
Në anën tjetër, Lushaku i është përgjigjur ashpër, duke thënë: “Çfarë autoriteti është Vetëvendosje?”, duke e kundërshtuar qasjen e deputetit të VV-së.
Kjo përplasje vjen në një moment të tensionuar politik, teksa çështja e zgjedhjes së presidentit dhe sigurimi i votave mbetet ende e hapur.

