19:54 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

BKR sjellë diçka të re në Kosovë, keni shansin të bëheni profesionistë të vërtetë

Disejnatorja e njohur kosovare, Blerina Kllokoqi- Rugova shumë shpejt do të mbajë kurse të modës.

Me anë të një njoftimi në llogarinë e saj në Facebook, Kllokoqi- Rugova ka bërë me dije se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe se prej muajit prill do të nisin ligjëratat, shkruan Indeksonline.

Shkrimi i saj i plotë në Facebook:

Pas shumë kërkesave për kurse të modës, kam kënaqësinë të ju njoftoj se kemi arritur me sukses t’i bëjmë të gjitha përgatitjet që prej muajit prill të fillojmë me kurset e modës në kuadër të BKR, ku do të ketë edhe ligjërues ndërkombëtarë. Numri i kandidatëve për t’u pranuar në fazën e parë është i limituar. Nga ky kurs do të ketë aktivitete, befasi dhe përfitime të shumëta në vazhdim, për të cilat do të ju mbajmë të informuar gjatë gjithë kohës.