75 Mall Live Search
12:18 / E Hënë, 01 Gusht 2022 / MSH

BKS njofton policat e re të sigurimit

Byroja Kosovare e Sigurimit ka njoftuar mbi policat e re të sigurimit në kompaninë “Siguria”.

Sipas BKS-së, në pjesën e sipërme të policës është vendosur një QR Code i cili do të mundësojë lidhjen direkte me të dhënat që kanë të bëjnë me kushtet e policës, ligjet dhe rregulloret, e kështu me radhë.

Byroja ka publikuar edhe një mostër se si duket kjo policë, ku ndër të tjerash, duhet japur të dhënat personale dhe ato të veturës.

“Kjo është polica e re e sigurimit e kompanisë së Sigurimeve “SIGURIA”. QR Code e vendosur në pjesën e sipërme të policës të lidh direkt me sistemin INSUREX, deri sa QR Code I vendosur në fund të policës ju dërgon të dhënat që lidhen me kushtet e polices, ligjet e aplikueshme, rregulloret, vendimet… etj. Ndryshimi i policave është pjesë e reformave dhe zhvillimeve të reja që mundëson sistemi i ri INSUREX i cili është pronë e Byrosë Kosovare të Sigurimit” ka thënë BKS.