BKT Kosova vlerësohet me çmimin “Banka e vitit 2021 në Kosovë” nga The Banker për të dytin vit radhazi

Prishtinë, Kosovë 2 dhjetor 2021 – BKT Kosova ka arritur edhe një moment historik. Është vlerësuar
“Banka e Vitit 2021 në Kosovë” për të dytin vit radhazi nga revista prestigjioze financiare “The Banker” –
pjesë e grupit ‘Financial Times’.
Ngjarja e ndarjes së çmimeve nga The Banker, u zhvillua përmes ceremonisë virtuale të ndarjes së
çmimeve më 1 dhjetor 2021.
Ky çmim vjen në vazhdën e disa çmimeve dhe mirënjohjeve të marra kohët e fundit, duke reflektuar
performancën e shkëlqyer të BKT Kosova, fuqinë në rritje dhe ndikimin në peizazhin financiar në mbarë
Kosovën.
Duke komentuar për çmimin, z. Suat Bakkal, Kryeshef Ekzekutiv në BKT Kosova, thotë, “BKT Kosova
është e nderuar që merr çmimin “Banka e Vitit në Kosovë” për të dytin vit radhazi. “Ky çmim është
simbol i të gjitha përpjekjeve, motivimit dhe punës së madhe të bërë nga kolegët e mi në të gjitha
nivelet në organizatën tonë. Është e mrekullueshme të shohësh punën ekipore dhe bashkëpunimin në të
gjithë bankën me punonjësit tanë të fokusuar për t’u ofruar klientëve shërbime të jashtëzakonshme dhe
produkte inovative të lehta për t’u përdorur”
Ai më tej shtoi se “BKT Kosova është gjithmonë e gatshme të bëjë çdo përpjekje për të zhvilluar zgjidhje
bankare pioniere që përmbushin pritshmëritë e klientëve tanë të çmuar duke ndërtuar një mjedis të
integruar dixhital që u ofron atyre një përvojë unike bankare”.
Banka ka ndjekur strategjinë e mbështetjes së ekonomisë së Kosovës, me përshpejtimin e
shumëllojshmërisë së plotë të zgjidhjeve bankare digjitale, si për biznese ashtu edhe për individë. BKT
Kosova ka qenë pioniere në implementimin e produkteve dhe shërbimeve të shumta në tregun e
Kosovës, duke përfshirë: Hapjen e Llogarisë Dixhitale, Kredinë Dixhitale, Kredinë përmes palëve të treta,
platformën Smart Invest dhe teknologjinë QR Payment. Të gjitha këto kanë synim arritjen e qëllimit
kryesor të bankës, i cili është të jetë pranë klientëve në çdo mënyrë që ata preferojnë, qoftë fizikisht apo
në distancë, duke ofruar të gjitha llojet e shërbimeve dhe zgjidhjeve bankare.
Rreth The Banker:
The Banker ka qenë burimi i besueshëm i informacionit bankar që nga viti 1926. The Banker me të
njëjtin reputacion për saktësi, autoritet dhe integritet, ka udhëtuar nëpër më shumë se 90 vjet të
mbulimit bankar nga Rrëzimi i Wall Street i vitit 1929 deri në krizën financiare të vitit 2008. The Banker
përpiqet të inkurajojë dhe informojë, duke ofruar një pamje unike përmes një game të gjerë të lajmeve,
veçorive, analizave dhe intervistave dhe duke trajtuar të gjitha çështjet e rëndësishme me të cilat
përballet sektori financiar.