16:44 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

BKT Kosovë dhe Priam Village me marrëveshje bashkëpunimi, ofertë me vetëm 3.77% normë të interesit vjetor

Banka Kombëtare Tregtare SH.A Kosovë dhe Priam Village kanë nënshkruar kontratë bashkëpunimi për realizimin e shitjeve të shtëpive në Veterrnik, Prishtinë.

Në mënyrë që të jetë sa më pranë klientëve, duke iu ofruar mundësi të shumta në përzgjedhjen dhe blerjen e shtëpisë, BKT dhe Priam Village, mundësojnë financim me kushte të veçanta dhe me norma preferenciale interesi, duke filluar nga 3.77% norme te interesit dhe 3.91% normë efektive të interesit, dhe maturitet deri në 15 vite.