75 Mall Live Search
23:00 / E Diele, 12 Maj 2019 / indeksADMonline

Blac Chyna kërcënon stilistin me thikë

Modeli Blac Chyna, 31 vjeç, kishte më herët një grindje të jashtëzakonshme me stilistin e saj, por gjatë këtij vikendi debati u përshkallëzua.

Të dy ishin në shtëpinë e modelit, në San Fernando Valley pranë Los Anxhelos, SHBA.

Kur stilisti kërkoi pagesën, Blac e sulmoi me thikë. Të paktën, kështu pretendon stilisti në akuzën kundër modeles.

Megjithatë, burimet e afërta me Chyna thonë se ajo nuk e sulmoi me thikë stilistin.

Gjatë incidentit, djali i Chyna kishte qenë i pranishëm. King është 6 vjeç dhe vjen nga lidhja me reperin Tyga (29).

Rasti është paraqitur në polici, shkruajnë mediat amerikane.