15:56 / E Mërkurë, 06 Qershor 2018 / indeksADMonline

BlackBerry Key Two, mësohet çmimi i tij

BlackBerry ka zbuluar çmimin e modelit të ri. Key2 do të kushtojë 649 dollarë në Shtetet e Bashkuara, ose 100 dollarë më shumë se KeyOne që doli në treg vitin e kaluar.

Ekrani duket të jetë saktësisht i njëjtë me KeyOne, duke ofruar një panel 4.5 inç, 1620 x 1080, i cili ishte tashmë i vogël, i ngushtë dhe me rezolucion të ulët.

Bateria poashtu është e njëjtë me 3.500mAh. BlackBerry Key2 do të prezantohet nesër. KeyTwo do të ketë Wi-Fi me dy banda (2.4GHz dhe 5GHz) dhe do të vijë me Android Oreo./Indeksonline/

Temat: