Blackburn gjen trajnerin e ri, në staf është dhe ish-lojtari i Manchester Unitedit
Ish-kampioni i Anglisë, Blackburn Rovers ka gjetur trajnerin e ri.
Bëhet fjalë për Michael O’Neill, pasi zëvëndësoi francezin Valerien Ismaël.
Në stafin e tij do t’i bashkohet edhe ish-mbrojtësi i Manchester United, Phil Jones.
O’Neill, në të njëjtën kohë është edhe trajner i kombëtares së Irlandës së Veriut, ku do të luajë ndaj Italisë në mars në gjysmëfinalen e play-offit për Botëror./IndeksOnline/

