19:11 / E Mërkurë, 12 Qershor 2019 / indeksADMonline

Blair: Ju keni përjetuar dhe vuajtur shumë, por Britania vazhdon të jetë në anën e Kosovës

Në shënimin e 20 vjetori të çlirimit të Kosovës është mbajtur edhe një Konferencë e Sigurisë.

Me këtë rast para gjithë të ftuarve është paraqitur edhe një video-mesazh nga miku i Kosovës, ish-kryeministri britanik, Tony Blair.

Gjatë këtij video-mesazhi, Blair ka thënë se në vitin 1999, NATO ndërmori një vendim historik për të intervenuar në ndalimin e humbjes së jetëve në Kosovë dhe për të mbrojtur  të drejtat e njeriut , e gjithashtu për të siguruar stabilitet në rajonin e Ballkanit dhe në mbarë Evropën.

“Kjo nuk k a qenë një vendim i lehtë dhe unë ju përkushtoj respekt lidershipit kosovar dhe presidentit Bill Clinton për vendimin që morën për të siguruar një prani të paqeruajtëseve të OKB-së dhe gjithashtu të kthimit të refugjatëve dhe personave të zhvendosur në mbarë rajonin dhe të krijohej një kornizë politike për Kosovën. Ky vendim u motivua nga vlerat e mbajtura tek ne dhe trajtimit të drejtë të gjithë njerëzve, pavarësisht kombit, etnisë apo religjionit për të siguruar një paqe në mbarë Ballkanin.Ne e dinim sa e vështirë ishte rruga drejtë progresit dhe paqes, por gjithashtu besuam dhe kishim besimin se kosovarët dhe mbarë rajoni kishin kreativitetin dhe do të thotë mençurinë për t’i adresuar shumë sfida që kishin përpara.Në 20 vitet e fundit kjo është dëshmuar edhe nga gjeneratat e reja të Kosovës, që e ardhmja është në duart e tyre drejt unifikimit të kombit” ,tha Blair, transmeton Indeksonline.

Blair uroi qytetarët e Kosovës për këto përpjekje duke thënë se ka shumë sfida të konsiderueshme që janë përpara kosovarëve.

“Krijimi i një paqeje merr kohë, punë të zellshme dhe ka nevojë për kurajo por unë besoj se vullneti dhe lidershipi janë prezentë. Progresi do të kërkojë vendim të vështira, një lidership bindës por ju keni bërë këtë edhe në të kaluarën dhe besoj se mund ta bëni këtë përsëri. Prandaj kam një besim të qëndrueshëm që Ballkani përfundimisht do t’i tejkalojë sfidat të cilat kanë qenë aty me qindra apo më tepër vite dhe të marrë vendin e tij të vërtetë që e meriton në botë. Ne jemi të reflektojmë në gjeneratat dhe brezat e kaluar dhe vendimi jonë e përcaktimi jonë është për paqe të qëndrueshme për gjeneratat e ardhshme dhe të ardhmen që ata bazohen. Zotohem edh enjë herë sot që të bëjë çfarëdo që të mundem për të arritur tek ajo paqe dhe që të gjitha shtetet e Ballkanit të kenë një vend në zemër të Evropës”, shtoi ai.

Blair pati një porosi për popullin e Kosovës, ku tha se Britania ishte në anën e kosovarëve para 20 vitesh dhe është prapë në anën e Kosovës, ende.

“Ju keni përjetuar shumë, keni vuajtur shumë, mirëpo ju jeni zotuar që të ndërtoni të ardhmen e popullit tuaj, të një shteti të pavarur dhe sovran enda kombeve të Evropës. Kam besim dhe bindje se ky version do të jetë realitet i ardhshëm për Kosovën dhe qytetarë e saj. Kështu që ne qëndrojmë pranë jush, ju përshëndesim dhe ju falënderojmë gjithashtu”, përfundoi ai./Indeksonline/