75 Mall Live Search
20:54 / E Premte, 14 Qershor 2024 / MSH

Blair – presidentes Osmani: Gurin qe ma dhuruat ju do ta ruaj pranë gurit qe ma dha Presidenti Rugova

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, i ka dërguar letër presidentes Vjosa Osmani, pas vizitës që pati në Kosovë këtë javë.

Ai i tha Osmanit se ndjehet i nderuar për mikpritjen dhe se miqësia me popullin e Kosovës ka vend të veçantë në zemrën e tij.

“”Isha shumë i nderuar kur mora gurin e kristaltë që do të zërë vend krenarie në koleksionin tim krahas atij që më dha Presidenti Rugova” shkroi Blair në letrën e tij.

Kjo është letra e plotë:

Doja t’ju shkruaja për t’ju dërguar falënderimet dhe mirënjohjen time më të sinqertë për pritjen e vizitës sime dje në Kosovë. Ishte një kënaqësi që u takova me ju dhe një nder i vërtetë t’i drejtohesha Parlamentit me ftesën tuaj gjatë kësaj jave historike.

Isha shumë i nderuar kur mora gurin e kristaltë që do të zërë vend krenarie në koleksionin tim krahas atij që më dha Presidenti Rugova.

Vizita përsëri në Kosovë pas 12 vjetësh për të shënuar 25 vjetorin e Çlirimit ishte një takim i veçantë për mua. Populli i Kosovës ka një të ardhme të ndritur përpara dhe miqësia e tyre ka një vend të çmuar në zemrën time.

Faleminderit shumë dhe mezi pres t’ju takoj përsëri së shpejti.

Me urimet e mia më të mira, ishte ditë e mrekullueshme.