75 Mall Live Search
18:04 / E Enjte, 20 Tetor 2022 / A. M.

Blakaj: “Këshillë “trimave” të FB me emra anonim dhe “ekspertëve” pa identitet, kot e keni…!

Ish-prokurori, Elezaj Blakaj ka reaguar përmes një postimi në Facebook. Ai ka thënë se ka marrë disa mesazhe.

“Këshillë “trimave” të facebook-ut me emra anonim dhe “ekspertëve” pa identitet, kot e keni se nuk merrem me ju! Provoni të lexoni të paktën 25 minuta në ditë, ju siguroj se do ta shëroni vetvetën!

Ndërsa për ata të cilët qëndrojnë pas jush, të jeni të bindur se përveç që janë duke abuzuar me ju, shumë shpejtë si leckë do t’ju hudhin në koshin e plehrave sepse kjo është e tëra çfarë mund t’ju ofrojnë”, ka shkruar ai. /Indeksonline/