Blakaj nga Prigoda: Më 12 tetor Istogut po i vjen drita!

Kandidati i AAK-së për komunën e Istogut, Ukë Blakaj ka marrë mbështetje të madhe në Prigoda.
Ai tha se Prigoda na e dëshmoi edhe njëherë se sa i nevojshëm është ndryshimi në Istog.
Postimi i plotë:
Prigoda na e dëshmoi edhe njëherë se sa i nevojshëm është ndryshimi në Istog.
Në këtë fshat, mikpritja e banorëve dhe gatishmëria e tyre për t’u angazhuar më japin bindjen se jemi në rrugën e duhur.
Folëm hapur për shqetësimet dhe synimet që i kemi për të ardhmen – për projekte që do ta përmirësojnë jetën dhe për një qeverisje që punon me zemër e përgjegjësi.
Më 12 tetor Istogut po i vjen drita!/Indeksonline/