Blakaj nga UÇA: Pas 12 tetorit do të ketë dritë për Istogun

Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Ukë Blakaj ka vazhduar fushatën zgjedhore me një takim në fshatin Uça, ku është pritur ngrohtësisht nga banorët vendas.
Blakaj ka shkruar se atmosfera në këtë takim i ka dhënë atij dhe ekipit të tij edhe më shumë besim për fitoren e madhe që i pret më 12 tetor.
“Banorët e këtij fshati na nderuan me mikpritjen e tyre tradicionale, me zemër të hapur dhe me besim të palëkundur në vizionin tonë të përbashkët. Ata duan një Istog që zhvillohet, që ecën përpara dhe që krijon mundësi për të rinjtë tanë,” ka shkruar Blakaj.
Ai ka shtuar se zëri i qytetarëve të Istogut po dëgjohet dhe se “Drita për Istogun” është misioni që po e udhëheq fushatën e tij.
#UkaAfërTeje #AAK174✔️