75 Mall Live Search
20:56 / E Martë, 28 Janar 2025 / MSH

Blakaj, pas tubimit të AAK-së: Faleminderit nga zemra, Istog

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, bashkë me partitë e koalicionit, qëndruan sot në Istog.

Tubimi madhor mblodhi qindra qytetarë të Istogut, të cilët u tubuan për të ndjekur nga afër shpalosjen e programit qeverisës.

Pas përfundimit të takimit, kandidati për deputet nga radhët e kësaj partie, Ukë Blakaj, falënderoi të gjithë të pranishmit.

“Faleminderit nga zemra, Istog!

Istogu i qytetarëve të urtë, punëtorë dhe atdhetarë i dha mbështetje të fuqishme Aleancës për Kosovën fituese”, shkroi ai.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 9 shkurtit, Blakaj bartë numrin 37 në listën e AAK-së.