75 Mall Live Search
20:47 / E Mërkurë, 08 Tetor 2025 / Z S

Blakaj: Vrella u rreshtua drejt dhe fuqishëm kah fitorja e ndryshimit të Istogut

Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunë së Istogut, Ukë Blakaj ka marrë përkrahje të madhe në Vrellë.

Sipas Blakajt, Vrella u rreshtua drejt dhe fuqishëm kah fitorja e ndryshimit të Istogut.

Postimi i plotë:

Vrella u rreshtua drejt dhe fuqishëm kah fitorja e ndryshimit të Istogut, e cila po vjen këtë të diele.

Mikpritja e banorëve të këtij fshati ishte e jashtëzakonshme dhe prej tyre morëm besimin që 12 më tetor ta marrim qeverisjen e Istogut.

Kemi plane dhe ide konkrete për zhvillimin e Istogut, një qytet me potencial dhe me njerëz punëtorë që e duan vendin e tyre.

U pafshim vetëm në fitore!

#UkaAfërTeje #AAK174✔️/Indeksonline/