19:17 / E Martë, 12 Prill 2022 / AR

Blatter e Platini dërgohen për gjykim për mashtrim, rrezikojnë 5 vite burg

Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini dhe ish-homologu i tij i FIFA-s, Sepp Blatter, tani e dinë datën e gjykimit të tyre. Ata do të dalin para Gjykatës nga 8 deri më 22 qershor në Zvicër për mashtrim në rastin e pagesës së dyshimtë për të cilën janë larguar dhe pezulluar të dy nga futbolli botëror që nga viti 2015.

Dy ish drejtuesit më të rëndësishëm të futbollit botëror do të gjykohen në Federatën Federale të Zvicrës për menaxhim të padrejtë, shkelje besimi dhe falsifikim titujsh e ku dyshohet se kanë marrë në mënyrë të paligjshme, në dëm të FIFA-s, një pagesë prej 2 milionë frangash zvicerane (1.8 milionë euro) në favor të Michel Platinit siç saktësoi gjykata me seli në Bellinzona.

Hetimi nxori në dritë një pagesë prej 1.8 milionë euro që FIFA bëri për Michel Platini, pasi ky i fundit kërkoi në janar të vitit 2011 që institucioni më i madh i futbollit botëror t’i paguante për punën si këshilltar i kreut të FIFA-s në mandatin e parë të Blatter nga viti 1998 deri në 2002.

Sepp Blatter urdhëroi FIFA-n që ta bënte pagesën brenda javësh, por Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës tha se kjo pagesë ishte bërë më parë, ndaj pagesa e dytë ishte bërë pa bazë ligjore.

Blatter dhe Platini vazhdojnë të pretendojnë pafajësinë e tyre dhe kanë këmbëngulur që në fillim të hetimeve se kishin vendosur gojarisht një pagë vjetore prej një milion frangash zvicerane për këtë punë si këshilltar, pa cënuar asokohe financat e FIFA-s dhe  për pagesën pretendojnë se thjesht e kanë bërë atë që ishte rëndë dakord me vonesë.

Ndërkohë që në Zvicër, mashtrimi i thjeshtë dënohet me pesë vjet burg “ose gjobë monetare” sipas ligjit të këtij vendi.