75 Mall Live Search
15:20 / E Diele, 16 Qershor 2019 / indeksADMonline

Bledar Hajdini transferohet te Partizani për të qenë portieri i dytë

Ish portieri i Kosovës Bledar Hajdini është transferuar te Partizani në Shqipëri.

Futbollisti që së fundi ishte i huazuar te Ballkani nga Llapi, nuk gjeti hapsirën e duhur te skuadra nga Suhareka dhe tani do të provoj eksperiencë jashtë Kosovës.

Sipas klubit të Partizanit, Hajdini do të jetë zgjedhja e dytë e trajnerit.

Ky është njoftimit i klubit nga Tirana në facebook.

BLEDAR HAJDINI PËRFORCIMI I DYTË.

Pas William Cordeiro Partizani ka firmosur me ish-portierin e përfaqësueses së Kosovës Bledar Hajdini i cili ka lindur në Gjermani dhe së fundmi ka luajtur në Kosovë me skuadrën e Ballkanit.

Hajdini është projektuar si portier i dytë në klubin e kuq, teksa portieri Dashamir Xhika pritet të largohet nga Partizani pas 5 sezonesh.#forcapartizon?

I urojmë suksese lojtarit tonë më të ri #BledarHajdini.