17:29 / E Hënë, 30 Korrik 2018 / indeksADMonline

Blegtorët ndihmohen për vaksinimin pa pagesë të bagëtive

Drejtoria e Bujqësisë ka ndërmarrë aksion në fshatrat e Prishtinës për vaksinimin e gjedheve, dhenve dhe dhive, si masë parandaluese kundër sëmundjes së “këmbëzezës”.

Gjatë këtij aksioni që do të zgjasë rreth dy muaj, pritet të vaksinohen 7000 krerë gjedhe, si dhe 7500 krerë dhen dhe dhi.

Komuna e Prishtinës, si komuna e vetme që realizon një projekt të tillë, është e angazhuar maksimalisht në përmirësimin e kushteve të blegtorëve dhe rritjen e mundësisë për sa më shumë prodhim nga ana e tyre.

Gjithashtu, është planifikuar që në këtë periudhë kohore të bëhet edhe vaksinimi kundër tërbimit i 625 qenve që kanë pronarë, thuhet në komunikatën për media.