14:35 / E Shtunë, 26 Qershor 2021 / A. M.

Blendi Cërmjani, kosovari i arrestuar në Shqipëri – kishte flet-arrest ndërkombëtar

Policia e Shqipërisë ka arrestuar një 42-vjeçar në Durrës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për kosovarin, Blendi Cërmjani.

I njëjti dyshohet për vepër penale, “Vjedhje”.

Nga Anila Hoxha/ Tre ditë RENEA nëpër Shqipëri… | APEL MEDIA

“Arrestimi provizor i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Themelore Prizren ka lëshuar urdhër-arresti në ngarkim të shtetasit B. C., për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës.

Ky shtetas është i dyshuar për disa vepra penale si vjedhje, vjedhje të rënda, grabitje dhe posedim të substancave narkotike”, bënë të ditur policia shqiptare.

Ndërsa, vlen të theksohet se Interpol Tirana, në bashkëpunim me ILECU Kosovë, po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Kosovës. /Indeksonline/