17:09 / E Martë, 24 Gusht 2021 / OSH

Blendi Idrizi mungon për ndeshjet e shtatorit

Mesfushori kosovar, Blendi Idrizi, do t’i mungojë Kosovës për ndeshjet e muajit shtator, transmeton IndeksOnline.

Mesfushori i Schalkes ka një lëndim në gju dhe pritet të mungojë disa javë, e që pritet të jetë mungesë mjaft e madhe për Kosovën.

Idrizi kishte debutuar me Kosovën kundër San Marinos në qershor.