Blenë 18,000 shishe sanitare për duar, për të përfituar nga koronavirusi, nuk kanë ku t’i shesin

Noah Calvin nga Tenesse kaloi tre ditë duke udhëtuar nëpër shtet dhe zonat fqinje për të blerë produkte higjene kur degjoi për vdekjen e parë të koronavirusit në SHBA.
Vëllai i tij Matt, një tregtar i Amazonës, qëndroi në shtëpi duke bërë listat në internet – 300 prej të cilave u shitën menjëherë rreth 8-70 dollarë, sipas New York Times.
Dyshja grumbulluan rreth 17,000 shishe sanitare për duar dhe mijëra pako të palomave antibakteriale, transmeton Indeksonline.

Të nesërmen, Amazon hoqi mijëra lista për sanitatorët e duarve e maskat për fytyrën. Kështu qindra shitës u pezulluan. Pas kësaj, edhe eBay ndaloi të gjitha shitjet e sanitatorëve të duarve, kundër lojës së padrejtë që po bëhen nga shitësit ilegalë.
Zyra e prokurorit të përgjithshëm të Tennessee, kishte filluar hetimin e Matt, por ai shprehu pendim duke thënë se nuk kishte ide se këto dyqane nuk ishin në gjendje të rimbusheshin.
Walmart dhe kompani tjera kanë ndjekur padinë në përpjekje për të ndaluar shitësit të bëjnë fitime të tepërta.
Tregu i Facebook në Sh.B.A ishte akoma i mbushur me lista të sanitatorëve të duarve që nga e diela./Indeksonline/

